U eleminua nga Paraguaji, Nagelsmani nuk jep dorëheqjen: Nuk jam nga ata që ikin, kjo është e pamundur
Gjermania është eleminuar nga Kupa e Botës. Paraguaji ndërpreu rrugëtimin e “pancerave” që në ndeshjen e parë me eleminim direkt. Pavarësisht eleminimit, Julian Nagelsmani ka refuzuar të japë dorëheqjen. Trajneri i Gjermanisë ka vendosur të respektojë kontratën deri në vitin 2028. Ai ka thënë për “ZDF” -në se nuk do të largohet nga stoli i Kombëtares. “Jam i disponueshëm nëse Federata e dëshiron këtë. Nëse Federata Gjermane e Futbollit nuk dëshiron (të jem trajneri i Kombëtares), duhet të ma thonë. Unë nuk jam nga ata që ikin, kjo është e pamundur”, është shprehur Julian Nagelsmani./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com