Turqi, zgjerohet skandali i basteve. 29 arrestime të tjera, në pranga ish-zv.presidenti i Galatasaray

Turqi, zgjerohet skandali i basteve. 29 arrestime të tjera, në pranga ish-zv.presidenti i Galatasaray

27 Dhjetor 2025 10:26 Alfred Lleshi Nuk ka qetësi për Super Ligën dhe kategoritë e ulëta të futbollit turk. Prokuroria e Stambollit ka urdhëruar një tjetër operacion që çoi në arrestimin e 29 personave, duke zgjeruar hetimin për trukimin e ndeshjeve, i cili po trondit themelet e sistemit futbollistik vendas. Mes të arrestuarve janë 14 futbollistë aktivë. Akuzat janë shumë të rënda, sipas hetuesve, lojtarët kanë manipuluar rezultatet duke vënë baste për fitoren e skuadrave kundërshtare. Provat kryesore lidhen me “transaksione financiare të pazakonta” të zbuluara në llogaritë e tyre personale. Skandali ka prekur edhe nivelet më të larta: në pranga ka përfunduar Erden Timur, ish-zëvendëspresident i Galatasaray. Klubi ende nuk ka reaguar zyrtarisht. Bilanci i përgjithshëm flet për një krizë sistemike: rreth 1.500 persona...