Tuchel: Më të fortë ne apo Franca? Nuk e di, s’mund të bëhen krahasime të tilla që në mars

Tuchel: Më të fortë ne apo Franca? Nuk e di, s’mund të bëhen krahasime të tilla që në mars

30 Mars 2026 14:50 Alfred Lleshi Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Japonisë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Anglia është më e fortë se Franca: “Nuk e di. Nuk mund të bëhen krahasime, keni parë formacionin tonë dhe kundërshtarin, është vetëm muaji mars. Jemi të kënaqur me mënyrën si ka shkuar grumbullimi deri tani. E di që nuk ishte një ndeshje e këndshme për t’u parë, por luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë dhe kundër formacionit më të fortë të Uruguajit. A mendoni se Brazili nuk do të jetë gati në qershor? Unë besoj se po. Kur të vijë momenti, nuk mendohet për marsin. Do të jemi gati”. Për John Stones: “Nuk është ideale as për të,...