Tronditëse/ Futbollisti 18-vjeçar goditet me thikë, italiani po lufton për jetën në spital

Tronditëse/ Futbollisti 18-vjeçar goditet me thikë, italiani po lufton për jetën në spital

Bruno Petrone, futbollisti i ri që më parë luante te Sorrento dhe tani luan për Angrin, një ekip që luan në kampionatin Eçellenza po lufton për jetën pasi u godit me thikë gjatë natës në Napoli, në një nga rrugicat në Chiaia. Siç raportohet nga Corriere della Sera, 18-vjeçari ishte ulur në skuterin e tij, duke folur me një mik, me shpinën nga timoni, kur iu afruan pesë persona në dy skuterë dhe u godit me thikë dy herë. I transportuar menjëherë në Spitalin San Paolo në Fuorigrotta, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente përfshirë heqjen e shpretkës dhe është i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv me një prognozë të kujdesshme. Hetimet filluan menjëherë, por dje pasdite një 15-vjeçar u dorëzua dhe pak...