Trondit Capello: Arbitrat janë mafie, ja cili është ndryshimi midis “Negreira” dhe “Calciopoli”

Trondit Capello: Arbitrat janë mafie, ja cili është ndryshimi midis “Negreira” dhe “Calciopoli”

5 Janar 2026 13:12 Alfred Lleshi Në një intervistë të gjatë për “Marca”, Fabio Capello foli ashpër për arbitrimin, duke prekur edhe çështjen “Negreira” në Spanjë dhe rikujtuar “Calciopoli” në Itali. Duke folur për dy periudhat e tij te Real Madridi (1996/97 dhe 2006/07), ku fitoi La Liga, italiani tha se pavarësisht përpjekjeve për t’i ndalur “Los Blancos”, nuk ia dolën. “Fituam kundër të gjithëve. Vlera e atyre titujve sot është edhe më e madhe”, – thekson ai. Për “Calciopolin” sqaroi: “Juventusi nuk paguante asgjë për arbitrat. Unë fitova dy tituj me Juven, i kam dy medaljet në shtëpi, por skuadra u dërgua në Serie B”. Sipas tij, në rastin “Negreira” nuk ndodhi asgjë, ndryshe nga Italia ku u veprua për “Calciopolin”. Për VAR-in, Capello ishte i...