Tramp apo Mesi, kush do ta dominojë Botërorin më të madh të futbollit?

Tramp apo Mesi, kush do ta dominojë Botërorin më të madh të futbollit?

Adriatik BALLA Janë 48 ekipe që fillojnë garën e Botërorit të enjten, plot 104 ndeshje, tre vende pritëse nikoqire dhe një mori pyetjesh e polemikash për ngjarjen globale që do të zhvillohet përgjatë gjashtë javëve. Botërori fillon në Meksiko Siti mes shqetësimeve rreth çmimeve të larta të biletave dhe tensioneve politike. Ekzistojnë sfida logjistike të paprecedentë për organizimin e një ngjarjeje në tri vende të ndryshme: SHBA, Kanada e Meksikë. E gjithë kjo është e ndarë nga drama në fushë, që do të zhvillohet deri në finalen e 19 korrikut. Yjet më të mëdha të futbollit luftojnë për trofeun kryesor në sport. “Do të jetë Kupa e Botës më e madhe, më gjithëpërfshirëse dhe më madhështore ndonjëherë”, ka thënë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Ai...