Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës
Fatih Teke duket se është i fiksuar me futbollistët shqiptarë. Pas Ernest Muçit, i radhës që po kërkon te Trabzonspori është Milot Rashica. Rashica shënoi në ndeshjen e fundit, për t’i dhënë fitoren Beshiktashit kundër Rizesporit. Në javën e kaluar ndërkohë kishte asistuar pikërisht kundër Trabzonsporit. Hapësirat për Rashicën te Beshiktashi nuk ishin të shumta në fillimin e sezonit. 29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Te Beshiktashi nuk do të heqin dorë lehtë. Kjo pasi kujtojmë se në vitin 2023 shpenzonin rreth 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij.