Trajneri i ri i Mançester Junajtid debuton sot ndaj Bërnlit në ‘Turf Moor’

Trajneri i ri i Mançester Junajtid debuton sot ndaj Bërnlit në ‘Turf Moor’

Shkarkimi i Ruben Amorim nga Mançester Junajtid gjën sot si trajner të “Djajëve të Kuq” Darren Fletcher si i përkohshëm për ndeshjen kundër Bërnlit të Armando Brojës. 41 vjeçari skocez ka punuar me trajnerin e famshëm Sër Aleks Ferguson dhe dalja e tij e parë me klubin ku luajti futboll duket si zgjedhja perfekte për ta marrë këtë punë pas largimit të portugezit Ruben Amorim. Interesant fakti që dy djemtë e tij Jack dhe Tyler janë pjesë e skuadrave të moshave të Junajtid teksa i pari është aktivizuar dhe te skuadra A. Ndërkohë sot në Premier League zhvillohen 8 takime të javës së 21-të. Në 20:30 dhe 21:15. 20:30 Buornmëth-Totenhem Brentford- Sandërland Kristal Palasë- Aston Vila Everton-Uolves Fulhem-Çelsi Mançester Siti- Brajton 21:15 Bërnli- Mançester Junajtid...