Trajneri i Partizanit pas ndeshjes: U zgjidh atëherë kur duhet, fitore e merituar
Tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi fitoren 2-1 ndaj Teutës. “Aktivizimi i Skukës? Ndoshta duhet të ishin pak më shpejt, por duke parë se duhet të bënim presing larg, me Tomën dhe Kontreras, kishim zgjedhur një mënyrë tjetër. Në momentin e duhur, u zgjidh si duhet. Ne e kishim menduar të zbrisnim Ismailin, të bënim katërshe, të linim Koten të lirë mes linjave. Duke ditur se Teuta 4-4-2 me presing. Funksionoi në pjesën e parë, t’i japim meritë Teutës që ka disa javë që nuk humbet. Është i fortë dhe nuk pëson shumë gola. Ne kishim pak probleme në organizim duke parë që dyshja në mbrojtje në qendër e ka ndeshjen e parë. Ndoshta dhe Kote që doli nga loja për shkak të gjendjes fizike,...
Burimi:
gijotina.com