Trajneri i Egnatias: Më vjen keq për barazimin, i patëm mundësitë për fitore

Trajneri i Egnatias: Më vjen keq për barazimin, i patëm mundësitë për fitore

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas barazimit ndaj Vorës. “Si shkoi loja, më vjen keq për rezultatin. Të jesh 1-0 gjithë kohës dhe merr një gol nga goditja standarde, linja e dytë. Gjithë javës kemi bërë analizë për këtë, është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq edhe për rastet, kishim shumë raste para porte, por lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm për t’i pasuar topin shokut dhe për të mbyllur ndeshjen. Lojtarët që u futën, jam i kënaqur. Por ata në fund të ndeshjes, do ngelet për të analizuar me atë. Nuk ishte kohë e shkurtër, është kur mbaron koha kur s’ke mundësi. 1 minutë, 90 minuta, 5 minuta, duhet të jenë të gatshëm. Vora vjen nga rezultate negative...