Tragjedia që fshihet pas përqafimit domethënës të Valverdes me Pintus
7 Mars 2026 9:44 Alfred Lleshi Fede Valverde shënoi golin që vendosi ndeshjen Real Madrid–Celta (2-1) në minutat shtesë. Goli shpërtheu festën në Balaídos dhe solli një moment domethënës. Uruguajani vrapoi drejt përgatitësit fizik të Real Madridit, Antonio Pintus, për ta përqafuar. Goditja e Valverdes nga jashtë zone u devijua në mënyrë fatale nga bërryli i Marcos Alonso, duke e lënë pa shans portierin Ionut Radu, i cili ishte hedhur në krahun tjetër. Vetë Pintus shpjegoi më pas arsyen e këtij përqafimi në Instagram: “Fede Valverde erdhi të më përqafonte pas golit për shkak të ndarjes nga jeta të nënës sime… Fede, je një njeri fisnik dhe lojtar i madh”. Real Madridi siguroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Celta Vigo në javën e 27-të të...
Burimi:
telesport.al