Tragjedi në stadiumin ku do të luhen ndeshjet e Botërorit, ndërron jetë tifozi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stadiumin “Azteca” në qytetin e Meksikos, ku një tifoz meksikan ka humbur jetën pasi ka rënë nga një kat i sipërm i stadiumit. Sipas raportimeve të policisë lokale, viktima ndodhej në gjendje të dehur dhe kishte tentuar të kalonte nga sektori i dytë në të parin duke lëvizur nga jashtë lozhave. Ai ka rënë në zonën e parkimit të lozhës VIP, duke pësuar plagë të rënda. Menjëherë pas incidentit, stafi mjekësor ndërhyri për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht tifozit nuk i mbijetoi plagëve. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, sidomos për faktin që ndeshja miqësore midis kombëtarës së Meksikës dhe Portugalisë u zhvillua normalisht pavarësisht tragjedisë. Po ashtu, kanë nisur dyshime serioze mbi sigurinë e stadiumit, i...
Burimi:
sot.com.al