Tottenham gati të surprizojë botën, do i besojë postin e trajnerit mbrojtësit të ekipit?
29 Mars 2026 20:39 Telesport Tottenham zyrtarizoi pasditen e sotme largimin e Igor Tudor pas vetëm 7 ndeshjeve, ku kroati humbi pesë prej tyre, njërën e fitoi dhe tjetrën barazoi. Klubi londinez është në një moment tejet të vështirë, duke u renditur në vendin e 17-të dhe duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në elitë për sezonin e ri. Pavarësisht se janë përmendur disa ish-trajnerë për të marrë drejtimin e përkohëshëm të ekipit si Harry Redknapp, Tim Sherwood apo dhe Glenn Hoddle, por mediet angleze zbulojnë dhe një prapaskenë të veçantë. Sipas burimeve të ndryshme, Tottenham mund t’i besojë rolin e trajnerit të përkohshëm, mbrojtësit të ekipit, Ben Davies, i cili është lojtari me kohën më të gjatë te londinezët, por që nga janari është i dëmtuar....
Burimi:
telesport.al