Torino e ka nxjerr në treg, një kampion bote interesohet për Asllanin
4 ndeshje radhazi 0 minuta, shifra këto që tregojnë qartë se Asllani nuk bën më pjesë në planet e Torinos. Së fundmi reagoi publikisht edhe Drejtori Sportiv i klubit “Granada” duke vërtetuar pikërisht këtë: “Asllani është në dalje, me stafin që po punon prej kohësh për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Baroni një mesfushor të ri”. Këtë periudhë, emri i Asllanit po lakohet thuajse në çdo klub të Serie A, praktikisht siç ka ndodhur në çdo sesion të merkatos, por këtë herë situata është ndryshe pasi Asllani rrezikon të “ngroh stolin” për pjesën e mbetur të sezonit, nëse vijon të refuzojë çdo ofertë, siç ka bërë deri më tani. Asi Pas Fiorentinës, Parmës dhe Sassuolo-s, sipas Sky Sport, në skenë për të siguruar shërbimet e...
Burimi:
gijotina.com