Tonali flet si lojtar i Tottenham: Nëse një ditë krijohet mundësia, do të rikthehem te Milani…
2 Korrik 2026 13:33 Alfred Lleshi Sandro Tonali rikthehet në Angli pas një tjetër transferimi të madh. Mesfushori italian, ish-lojtar i Milanit, largohet nga Newcastle për t’iu bashkuar Tottenhamit për 100 milionë paund (rreth 116 milionë euro). I ndaluar nga gazetarët në aeroportin e Milanos, “Malpensa”, para nisjes, Tonali nuk e fshehu entuziazmin për aventurën e re në Londër: “Jam shumë i lumtur. Vendosëm të ndryshonim dhe jemi gati për këtë aventurë të re”. Edhe pse kanë kaluar tri vite prej largimit nga Milani, kuqezinjtë mbeten ende në zemrën e tij. Për një rikthim të mundshëm, ai u shpreh: “Me shaka flasim gjithmonë për këtë, sa herë që takohemi. Besoj se nëse një ditë do të jetë mundësia, do ta diskutojmë seriozisht”. Tonali theksoi se...
Burimi:
telesport.al