Tomori “skanon” bashkëlojtarët: Leao s’e dinte sa i fortë ishte, njerëzit e nënvlerësojnë Pulisic
6 Mars 2026 13:02 Alfred Lleshi Gjatë intervistës për “The Athletic”, mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, foli për disa lojtarë, duke filluar nga Rafael Leao: “Pothuajse nuk e dinte sa i mirë ishte, sepse gjithçka i vinte natyrale. Doli nga mitra dhe kështu mësoi të luajë futboll. Thjesht nuk e dinte si ta përdorte atë që kishte. Të gjithë e vunë re vitin kur fituam titullin, pothuajse edhe ai e kishte kuptuar: Mund ta bëj! Mund ta bëj!” Më pas një mendim edhe për Christian Pulisic: “Njerëzit e nënvlerësojnë. Nuk kuptojnë sa i shpejtë është, sa i aftë me topin, sa i mençur. E kupton vetëm kur të shënon një gol. E njihja nga kohët e Chelsea. Puli është një profesionist i nivelit më të lartë....
Burimi:
telesport.al