Tirana zbret në fushë pas dhimbjes ‘Alvarez’, Dinamo provë elbasanase
Sot java e 21-të në Superiore vjen me tre takime. Në orën 13.30 në “Selman Stërmasi” zhvillohet dueli Tirana- Flamurtari, sfidë kjo që ishte programuar për të shtunën por pas tragjedisë në familjen e lojtarit bardheblu Fredi Alvarez (humbi vajzën e tij), Departamanti i Garave në FSHF e shtyu për sot. Paralelisht në Vorë takimi Teuta- Vora. Mbyll këtë raund të 21-të takimi i orës 16:30 AF Elbasani- Dinamo Siti. Ndërkaq në Kategori të Parë ndeshja Apolonia- Lushnja mbyll takimet e javës së 19-të. Derbi myzeqar starton në 13:30. Java e 21: Tirana-Flamurtari 13.30 Teuta- Vora (në Vorë) 13:30 AF Elbasani- Dinamo Siti 16:30 Luajtur të shtunën: Bylis- Egnatia 2-2 Vllaznia- Partizani 1-0/Sportiim.al/ Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al