Tirana pa ndalesë në merkato, vjen kroati Staniç

Tirana pa ndalesë në merkato, vjen kroati Staniç

Ardit Krymi, Bernard Berisha, Bojan Ilievski, Joseph Colley, Leonat Vitija, Tomislav Kish…Tirana ‘tremb’ në merkato. Kroati 25 vjeçar Patrik Staniç është përforcimi i fundit në radhët e Tiranës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, bëhet me dije se ai është bërë pjesë e familjes bardheblu. Më herët bardheblutë afruan një tjetër kroat. Bëhët fjalë për sulmuesin Tomislav Kish. Po ashtu me 26 herë kampionët e vendit kanë firmosur të rinjtë e Akademisë Mateo Maçi – 17 vjeç, mesfushor, Aimar Bami – 18 vjeç, mesfushor qendre dhe Leon Misja – 18 vjeç, qendërmbrojtës. Post navigation