Tirana gjen forcën pas tragjedisë dhe fiton ndaj Flamurtarit, kaos i vërtetë në Teuta-Vora
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 21-të në Abissnet Superiore. Në “Selman Stërmasi”, ndeshja nisi me duartrokitje dhe lule nga lojtarët e Tiranës, në nderim të vogëlushes së shokut të tyre të skuadrës, Freddy Alvarez, e cila humbi jetën tragjikisht mëngjesin e ditës së djeshme. Përsa i përket ndeshjes, fati i saj u vendos në minutën e 76-të, ku Mysloviç i transferuar në janar shënoi golin e parë me fanellën e bardhebluve. Sigurisht që goli iu dedikua Irina Alvarez, duke marrë duartrokitjet e gjithë tifozëve të pranishëm në stadium. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tirana fiton 1-0 ndaj një rivali direkt në garën për mbijetesë. Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Vora u ndanë në barazim 1-1. Vora gjeti e para golin...
Burimi:
telesport.al