Tirana- Elbasani supersfida e ditës, derbi Dinamo-Partizani të hënën në “Air Albania”
Pas konfigurimit të 4 skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në mesjavë (Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo), sot rikthehet Abissnet Superiore për raundin e 27 të edicionit të 87-të të futbollit elitar në vend. Në program janë tre takime nga të cilat dy në orën 15:00 ndërsa Flamurtari- Vllaznia zhvillohet në orën 18:00. Fillimi i takon sfidave Tirana- AF Elbasani dhe Bylis- Vora. Në “Selman Stërmasi” bardheblutë e Orges Shehit në provë ‘zjarri’. Nëse 26 herë kampionët e vendit nuk duan të ndërlikojnë qëndrimin në Superiore duhet të bëjnë mirë ndaj verdhebluve të Gvozdenoviç, aq të fortë në këtë fazë të kampionatit. Shehi ka në dispozicion thuajse të gjithë kontigjentin e grupit ndaj forca e skuadrës në një takim të tillë merr rëndësi të madhe....
Burimi:
sportiim.al