Tirana do hakmarrje, kuqeblutë dominojnë në Shkodër

Tirana do hakmarrje, kuqeblutë dominojnë në Shkodër

Në prag të javës së 26-të të Superiores, Vllaznia dhe Tirana do të përballen në një nga sfidat më të pritura të futbollit shqiptar. Ky derbi ka një histori të pasur dhe statistikat e fundit tregojnë qartë një dominim të kuqebluve shkodranë. Në pesë përballjet e fundit në kampionat në Shkodër, Vllaznia ka shënuar katër fitore dhe një barazim ndaj Tiranës. Fillimisht, në 7 tetor 2023, bardheblutë arritën një fitore minimale 1- 0 në Shkodër, por kjo mbetet përjashtimi nga seritë e sukseseve. Më pas, kuqeblutë rikthyen epërsinë me rezultate të thella, 3-1 më 2 mars 2024, 2-2 më 25 gusht 2024, 2-1 më 10 janar 2025 dhe së fundmi 3-1 më 24 tetor 2025. Këto shifra nxjerrin në pah stabilitetin dhe forcën e ekipit...