Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Tirana befason Elbasanin. Protesta dhe braktisje të ndeshjes, në fund ka “paqe”
24 Dhjetor 2025 18:33 Telesport Në “Elbasan Arena”, Elbasani u përballë me Tiranën dhe u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik për të dyja ekipet. Pjesa e parë ishte e qetë dhe nuk pati raste serioze nga të dyja ekipet, pjesa e dytë ishte shumë e tensionuar. Fillimisht, bardheblutë gjetën avantazhin me Serge Tabekou duke heshtur “Elbasan Arena”. Në minutën e 72-të, Elbasani barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë me Olberkis, e cila u kontestua shumë nga Tirana. SHIKORASTIN Madje për disa minuta, bardheblutë braktisën ndeshjen në shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit kryesor, Laver Alla. Pas disa minutash në dhomën e zhveshjes, lojtarët e Tiranës rikthehen në fushë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Elbasani mban...