Tifozi anglez “zhduket” duke shkuar në Botëror: gjendet në një bar në Barcelonë pas 10 ditësh

Tifozi anglez “zhduket” duke shkuar në Botëror: gjendet në një bar në Barcelonë pas 10 ditësh

Duhej të ishte udhëtimi i jetës. Një fluturim drejt SHBA për të ndjekur Anglinë në Botërorin 2026, por për 10 ditë, Michael Hewitt, 65 vjeç, u konsiderua i zhdukur dhe u kërkua nga familja e autoritetet britanike, ndërsa ai, pa e ditur aspak, po ndiqte ndeshjet… i ulur rehat në lokalet e Barcelonës. Gjithçka ndryshoi gjatë tranzitit në qytetin katalanas. Menjëherë pas mbërritjes, ai humbi telefonin celular, ku kishte biletat dhe të gjitha informacionet për udhëtimin drejt SHBA-së. Pa mundësi për të rikuperuar të dhënat dhe pa numra kontakti të familjes, vendosi të mos e vazhdonte udhëtimin. Duke pasur ende pasaportën, paratë dhe kartat bankare, tifozi anglez vendosi të qëndronte në Barcelonë dhe ta ndiqte Botërorin në lokale. Ndërkohë, familja kishte raportuar zhdukjen, kishte nisur...