Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Ndërpritet ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës. Tensione në fushën e lojës. Një konflikt mes lojtarëve në fushë ka nxitur tifozat vendas. Disa tifozë janë futur në fushë dhe kanë goditur edhe lojtarët. Ka patur ndërhyrje të policisë dhe janë shoqëruar disa persona në polici për këtë akt të dhunshëm. Ka ndërhyrë policia e Vlorës duke larguar komplet tifozërinë nga tribuna C e stadiumit ku qëndron tifozëria ultrase e flotës kuq e zi. Edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë në stadium për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike pas tensioneve.