Theu këmbën, Isak detyron Liverpool të futet në merkato

Theu këmbën, Isak detyron Liverpool të futet në merkato

Alexandar Isak ishte dëshira e madhe e Arne Slot, një sulmues për të cilin Liverpool investoi 145 milionë euro, një shifër rekord, blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League. Ndryshe nga se pritej, Isak jo vetëm që nuk po arrin të bëjë diferencën në shtëpinë e kuqe, por transferimi i tij po rezulton një “flluskë”. Sulmuesi suedez është jashtëzakonisht larg emrit dhe statusit që erdhi në Liverpool, por fati i keq nuk po i ndahet pasi tani rrezikon të qëndrojë jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë. Në ndeshjen kundër Tottenham, Isak arriti të gjente rrugën e rrjetës, por në atë moment pësoi edhe një dëmtim të këmbë duke dalë nga fusha e lojës. Isak iu nënshtrua testeve mjekësore dhe përgjigja...