Teuta nuk ka kohë për të humbur, fokusi është te verdheblutë – Balkanweb.com – News24

Teuta nuk ka kohë për të humbur, fokusi është te verdheblutë – Balkanweb.com – News24

Teuta la pas një tjetër javë të vështirë në kampionat, pas humbjes së pësuar ndaj Vllaznisë në ndeshjen e zhvilluar të dielën. Durrsakët nuk arritën të marrin pikë nga kjo përballje, edhe pse loja dhe rastet ishin të pranishme, duke treguar se skuadra kishte mundësi reale për një rezultat pozitiv.teutaMegjithatë, mungesa e konkretizimit në momentet vendimtare bëri që në fund të mbeteshin duarbosh. Pavarësisht zhgënjimit, në kampin blu nuk ka kohë për të qëndruar gjatë te humbja. Stafi teknik dhe lojtarët janë të vetëdijshëm se sezoni është ende i gjatë dhe çdo ndeshje kërkon përqendrim maksimal. Tashmë e gjithë vëmendja është kthyer te sfida e radhës ndaj Elbasanit, një transfertë e vështirë, por ku Teuta synon të reagojë dhe të rikthehet te rezultatet pozitive. ELBASANI...