Teuta mbetet si makth, “nëndetësja” nuk di t’i shënojë
Dinamo nuk arriti të merrte me shumë se një barazim pa gola ndaj Teutës, duke treguar edhe një herë tjetër se bregdetarët janë skuadra për t’u mundur këtë sezon dhe që Dinamo nuk ka arritur ta bëjë. Sikur të mos mjaftonte rezultati i ndeshjeve direke, Dinamo ka edhe një problem të madh në sfidat kundër Teutës. Blutë nuk kanë arritur të realizojnë asnjë gol këtë sezon ndaj tyre në 3 ndeshjet që kanë zhvilluar dhe është skuadra që e ka bërë të vuajë jo pak. Vetëm Bylisi dhe Teuta janë dy skuadrat që këtë sezon ende nuk kanë pësuar gol nga Dinamo dhe natyrisht dy skuadrat ndaj të cilave nuk ka arritur ende të shijojë fitoren e parë. Ndërkohë, të hënën Dinamo do të përballet...
Burimi:
gijotina.com