Teuta hedh poshtë zërat/ ‘E kemi trajnerin’

Teuta hedh poshtë zërat/ ‘E kemi trajnerin’

Njoftimi se Edlir Tetova do të largohet në fund të sezonit nga Egnatia ka bërë që mediat të aludojnë se durrsaku do të marrë sezonin e ri skudrën e qytetit të tij, Teutën. Klubi durrsak ka reaguar përmes një njoftimi në zyrtaren e tij në Facebook. Njoftimi i Teutës:  KF Teuta kërkon të sqarojë tifozët dhe opinionin publik se trajneri Enkeleid Dobi është nën kontratë me klubin dhe palët do të respektojnë marrëveshjen e firmosur në fillim të sezonit. Dënojmë me forcë zërat se klubi ka rënë dakord me një trajner tjetër dhe hedhim poshtë këto spekulime të shëmtuara të publikuara në disa media. Këto shkrime dashakeqe synojnë të minojnë seriozitetin e klubit dhe të shpërqendrojnë ekipin nga objektivat sezonalë. KF Teuta garanton tifozët se...