Tetova zyrtarizohet te Teuta
Mungonte vetëm zyrtarizimi nga klubi durrsak Teuta. Edlir Tetova nga sot bëhët trajneri i klubit të qytetit të tij. Postimi i Teutës: “ZYRTARE: Edlir Tetova emërohet trajneri i ri i KF Teuta! Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në krye të ekipit”, shkruan Teuta. Video e prezantimit mbyllet me fjalët e Tetovës: “U riktheva aty ku hodha hapat e parë për futbollin. Bashkë për gjithçka”. Post navigation
Burimi:
sportiim.al