Ter Stegen nuk udhëton me Barcelonën, portieri sot kryen vizitat mjekësore te skuadra tjetër spanjolle

Ter Stegen nuk udhëton me Barcelonën, portieri sot kryen vizitat mjekësore te skuadra tjetër spanjolle

20 Janar 2026 11:08 Telesport Marc ter Stegen nuk do të udhëtojë për në Pragë këtë mesjavë me Barcelonën për ndeshjen e radhës në Champions League kundër Slavia. Portierit 33-vjeçar gjerman i është dhënë leje nga klubi “blaugrana” për të përfunduar hapat e fundit të transferimit të tij të afërt si huazim te Girona deri në fund të sezonit. Sipas “Mundo Deportivo”, marrëveshja midis dy klubeve u arrit dje dhe në orët e fundit po formalizohet shkëmbimi i dokumenteve para se transferimi i përkohshëm të bëhet zyrtar. Sot, Ter Stegen do t’i nënshtrohet vizitave të zakonshme mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën e re. Barça do të mbulojë 90% të pagës së mbetur të Ter Stegen deri më 30 qershor, dhe Girona do të paguajë...