Ter Stegen në dilemë të madhe, 6 klube të njohura në garë për portierin gjerman
18 Dhjetor 2025 15:40 Telesport Edhe pse luajti si titullar në Kupën e Mbretit ndaj Deportivo Guadalajara, Marc-André ter Stegen do të largohet gjatë merkatos së janarit nga Barcelona, duke mos pranuar të jetë zgjidhje e dytë ose e tretë. Në këtë situatë, portieri gjerman ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe të gjejë një ekip tjetër ku të ketë mundësinë të luajë si titullar që të jetë në formën e duhur për t’u berë pjesë e Kupës së Botës me kombëtaren e Gjermanisë. Mediet spanjollë bëjnë me dije se janë plot 6 ekipe të njohura që kanë shprehur interes konkret për transferimin e portierit gjerman gjatë merkatos dimërore: Monaco, Tottenham Hotspur, Newcastle, Manchester United, Beşiktaş dhe Bayern Munich.