Ter Stegen huazohet te Girona prej… Botërorit, por me “klauzolën e frikës”
20 Janar 2026 14:47 Alfred Lleshi Në pritje të konfirmimit zyrtar, Marc-André ter Stegen do ta mbyllë sezonin 2025-2026 te Girona, në formë huazimi nga Barcelona. Sipas “The Athletic”, Barça vendosi si kusht që portieri gjerman 33-vjeçar të mos aktivizohet në ndeshjen e La Liga-s që mbetet për t’u luajtur në “Montilivi” më 15 shkurt, e njohur si “klauzola e frikës”, për të shmangur dëmtimin e interesit sportiv të klubit pronar. Girona, nën drejtimin e “City Group”, mund ta thyejë klauzolën duke paguar një kompensim të konsiderueshëm, gjë që nuk pritet të ndodhë. Një faktor kyç i marrëveshjes është se Barça do të mbulojë pothuajse të gjithë pagën e Ter Stegen, me një përqindje minimale nga Girona. Portieri e di se për të luajtur me kombëtaren...
Burimi:
telesport.al