Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Ter Stegen drejt huazimit te klubi i La Liga-s që lufton për mbijetesë, marrëveshja pranë
30 Dhjetor 2025 8:19 Alfred Lleshi Marc-André ter Stegen mund të bëhet së shpejti lojtar i ri i Girona. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi i La Liga-s, që rrezikon rënien nga kategoria (i 18-ti nga 20), po bën hapa përpara në negociatat me Barcelonën për të siguruar shërbimet e portierit gjerman deri në fund të sezonit. Te katalanasit, Ter Stegen është i bllokuar nga Wojciech Szczęsny dhe Joan Garcia dhe, për të pasur hapësirë loje me synim Botërorin 2026, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndryshonte ambient. Megjithatë, edhe në këtë rast huazimi deri në fund të sezonit, katalanasit do të duhet të mbulojnë një pjesë të madhe të pagës së konsiderueshme të gjermanit.