Tensione të mëdha pas finales së Botërorit, disa të arrestuar gjatë përleshjeve mes tifozëve dhe policisë
Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 shkaktoi përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe policisë pranë Obeliskut në Buenos Aires. Të paktën 12 persona u arrestuan të dielën gjatë incidenteve që shpërthyen pasi policia nisi shpërndarjen e turmës së tifozëve, të mbledhur në qendër të qytetit për të mbështetur kombëtaren pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës. Përpjekja e forcave të rendit për të larguar turmën çoi në përleshje, me tifozë që hodhën shishe dhe sende të tjera drejt policisë, e cila reagoi me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Ajo që pritej të ishte një mbrëmje solidariteti dhe mbështetjeje për “Albiceleste” u shndërrua në një betejë të vërtetë rruge. Tubimi i tifozëve kishte nisur rreth orës 18:00 sipas orës lokale dhe arriti kulmin rreth...
Burimi:
telesport.al