Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar, ku në javën e 18-të luhej ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës. Kryeqytetasit braktisën fushën e lojës kur arbitri akordoi një penallti për verdheblutë. Ky vendim u quajt i padrejtë nga ana e bardhebluve, të cilët zgjodhën të bojkotonin sfidën në mënyrën e tyre për 8 minuta.