“Telenovela e vitit” drejt fundit, mësohet kur do të ndodhë takimi i shumëpritur mes Vinicius Junior dhe Real Madridit

“Telenovela e vitit” drejt fundit, mësohet kur do të ndodhë takimi i shumëpritur mes Vinicius Junior dhe Real Madridit

12 Korrik 2026 11:18 Telesport Me eliminimin e Brazilit nga Botërori dhe pas disa ditësh pushime, Vinicius Junior do të rikthehet te Real Madrid, ku ka për të zgjidhur një çështje shumë të rëndësishme. OK Diario zbulon se drejtuesit e Real Madridit dhe përfaqësuesit e sulmuesit brazilian do të takohen për të vendosur njëherë e mirë për fatin e tij. Kontrata e Vinicius Junior skadon në qershor të vitit 2027 dhe deri tani marrëveshja mes palëve është ende larg. Megjithatë, optimizmi nga të dyja palët është shumë i madh se në fund do të ketë “shtrëngim duarsh” mes tyre. Dy nga kushtet e vendosura nga sulmuesi brazilian dhe që janë bërë të ditura prej kohësh janë: rrogë njësoj sa Mbappe dhe të mbajë shiritin e...