Telashe për Arteta, humbet 4-6 javë yllin e skuadrës në momentin më delikat të sezonit

Telashe për Arteta, humbet 4-6 javë yllin e skuadrës në momentin më delikat të sezonit

25 Mars 2026 14:05 Telesport Eberechi Eze, mesfushori-sulmues i Arsenal, do të mungojë disa javë për shkak të një dëmtimi në pulpë. Lajmi është konfirmuare nga “Sky Sports News”. Eze nuk luajti për “topçinjtë” në humbjen 0-2 në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City, pasi dëmtoi pulpën në fitoren ndaj Bayer Leverkusen, në champions League një javë më parë. Mesfushori-sulmues, i cili nuk u grumbullua edhe nga skuadra e Anglisë, do t’i nënshtrohet një skanimi të mëtejshëm. Eze ka shpresë se mund të kthehet më shpejt se afati kohor i raportuar, prej katër deri në gjashtë javësh. Liderët e Premier League janë ende duke ndjekur tripletën e trofeve këtë sezon, pasi luftojnë edhe në Champions League dhe FA Cup. Nëse afati kohor i raportuar...