Te Real Madrid lodhen me Vinicius Junior dhe gjejnë zëvendësuesin e brazilianit. Vetëm se nuk është “star”…

Te Real Madrid lodhen me Vinicius Junior dhe gjejnë zëvendësuesin e brazilianit. Vetëm se nuk është “star”…

15 Janar 2026 18:06 Telesport Pavarësisht largimit të Xabi Alonso, me të cilin nuk pati aspak marrëdhënie të mirë që nga dita e parë, Vinicius Junior vazhdon të mos rinovojë me Real Madridin dhe drejtuesit e klubit madrilen duken gjithnjë e më të bindur për shitjen e tij gjatë verës së ardhshme. “Defensa Central” zbulon se Real Madrid ka piketuar zëvendësuesin e mundshëm të Vinicius Junior në rast largimi në verë dhe bëhet fjalë për një tjetër lojtar brazilian, por sigurisht jo aq i famshëm dhe “yll” sa sulmuesi anësor i “Los Blancos”. Zgjedhja e Real Madridit është Gabriel Martineli, anësori i Arsenal i cili është në situatë të ngjashme me Vinicius Junior, pasi i skadon kontrata në vitin 2027 dhe deri tani nuk ka...