Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

Te Partizani nuk ka pushime, “demat” zyrtarizojnë miqësoren me skuadrën bardhezi

Te Partizani duket se iu kanë bërë “bllok” pushimeve, në këto ditë festive, teksa ditën e sotme “demat e kuq” kanë zyrtarizuar miqësoren ndaj Laçit. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në datën 30 dhjetor, në orën 12:00, në stadiumin “Arena e Demave”. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i kuq nëpërmjet faqes zyrtare. Me shumë gjasa, në këtë test miqësor, trajneri Kërnaja, do të provojë edhe ndonjë element të ri, i cili synon të bëhet pjesë e Partizanit në vitin e ri kalendarik.