Te Juventus “all in” për të risjellë sulmuesin në Torino, Chiellini: Duam të ndihmojmë trajnerin Spalletti
Te Juventus po punojnë me të gjithë energjinë dhe po ekspolorojnë të gjitha mundësitë për të sjellë Randal Kolo Muani përsëri në Torino. Diskutimet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme në Monako. Drejtori Ekzekutiv i bardhezinjve, Damien Comolli, po shtyn përpara për lojtarin që aktualisht luan i huazuar te Tottenham Hotspur. Lojtari është në pronësi të PSG, por po shtyn përpara një rikthim te Juventus. “Ai ka qenë i lumtur këtu dhe ka bërë shumë mire me fanellën e Juventus sezonin e kaluar, por tani nuk është një nga lojtarët tanë“, tha Giorgio Chiellini pas ndeshjes kundër Monaco (barazim 0-0). “Ne të gjithë do të donim ta ndihmonim ekipin, pavarësisht vështirësive, dhe t’i jepnim Spalletti disa armë shtesë, por nuk është e lehtë në janar....
Burimi:
telesport.al