Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Te City po ngroh stolin, mbrojtësi holandez drejt Barcelonës për 25 milionë euro
30 Dhjetor 2025 9:13 Telesport Manchester City është i gatshëm ta shesë Nathan Aké në janar, por vlerësimi i klubit prej 25 milionë euro mund të pengojë një transferim te Barcelona. Sipas gazetës katalanase “SPORT”, mbrojtësi 30-vjeçar është praktikisht një figurë e margjinalizuar në skuadrën e Guardiola. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar në Premier League këtë sezon dhe kryesisht ka luajtur si zëvendësues në ndeshje të ndryshme këtë sezon. Lëndimi i Christensen dhe stresi mendor i vërejtur nga Araujo, i cili u rikthye në stërvitje dje, kanë shtyrë klubin “blaugrana” të kërkojnë përforcime mbrojtëse Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, dëshiron një lojtar të afirmuar, ndërsa drejtori sportiv Deco është më i prirur të sjellë një mbrojtës qendror premtues në huazim me mundësi...