Tani mbaroi… Man. United i tregon përfundimisht derën yllit 100 milionë eurosh! Do të largohet si lojtar i lirë
10 Qershor 2026 20:27 Telesport Manchester United dhe Jadon Sancho kanë vendosur të ndajnë rrugën e tyre zyrtarisht. Anglezit i ka skaduar kontrata në fillim të këtij muaji, ndaj ai do të alrgohet falas. Sancho u transferua me shumë bujë në vitin 2021 nga Borussia Dortmund te Man. United për 100 milionë euro, por kurrë nuk e justifikoi shumën e paguar për të. Gjatë kësaj periudhe pati edhe tre huazime të pasuksesshme te Dortmund, Chelsea dhe së fundmi Aston Villa. Ndeshja e tij e fundit për “Djajtë e Kuq” ka qenë në gusht të vitit 2024. Gjatë gjithë periudhës së tij te United, Sancho luajti 83 ndeshje, ku shënoi vetëm 12 gola dhe dha 6 asiste. 26-vjeçari pritet të rikthehet si lojtar i lirë te...
Burimi:
telesport.al