“Tani gjithçka varet nga ne”, portieri i Kosovës në prag të sfidës me Turqinë: E kemi merituar të jemi deri këtu
Kosova është duke u përgatitur për finalen e madhe kundër Turqisë, e cila do të luhet mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 20:45. Arijanet Muriçi ka dhënë një prononcim të shkurtër për kanalet zyrtare të FFK-së. Portieri i Kosovës është shprehur se dardanët e kanë merituar kualifkimin deri në këtë fazë dhe se tashmë do të provojnë fitoren edhe ndaj Turqisë. “Jemi gati për ndeshjen dhe besoj se do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të marrë këtë fitore. Deri në momentin e fundit nuk ka përfunduar asgjë dhe ja ku jemi tani. Tani gjithçka varet nga ne. Mendoj që e kemi merituar të jemi deri këtu dhe do të japim maksimumin për ta merituar fitoren....
Burimi:
sportekspres.com