Burimi:
telesport.al

Foto © telesport.al
Talenti i Bayern “tradhëton” bavarezët: Real Madrid është klubi im i ëndrrave
5 Janar 2026 13:36 Telesport Lennart Karl, mesfushori 17-vjeçar i cili u bë golashënuesi më i ri i Bayern Munich në Champions League në tetor, shkaktoi të qeshura, kritika dhe konfuzion të dielën me një deklaratë se ëndërron të transferohet te Real Madrid. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me, Karl u pyet nëse kishte një “klub ëndrrash” përveç Bayern. “Bayern është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luaj këtu ku jam tani. Por, një ditë do të doja patjetër të shkoja te Real Madridi”. “Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo të mbetet mes nesh“, tha Karl, duke shkaktuar të qeshura nga tifozët e Bayern në audiencë, në komentet e transmetuara nga Sky Sport në Gjermani. “Por, padyshim Bayern është...








