Talenti i Bayern në telashe për deklaratës për Real, klubi bavarez e merr në mbrojtje dhe sqaron gjithçka

Talenti i Bayern në telashe për deklaratës për Real, klubi bavarez e merr në mbrojtje dhe sqaron gjithçka

Pasi i kënaqi tifozët në muajt e parë të sezonit, 17-vjeçari Lennart Karl është përballur me një stuhi të vërtetë. Talenti i ri i Bayern Munich foli për ëndrrën e tij që një ditë të veshë fanellën e Real Madrid. “Bayern është një klub i jashtëzakonshëm, është një ëndërr të luaj këtu. Por një ditë dua absolutisht të shkoj në Real Madrid. Është klubi im i ëndrrave, por le ta lëmë mes nesh. Natyrisht, Bayern është diçka e veçantë dhe po kaloj shumë mirë këtu“, pat deklaruar talenti i bavarezëve. Komentet shkaktuan trazira në Gjermani, veçanërisht në Bavari, duke nxitur disa polemika. Karl nuk e ka lejuar situatën të ndikojë në performancën e tij: në ndeshjen miqësore kundër Leipzig, e cila përfundoi 5-0 për bavarezët,...