Tacchinardi “shkatërron” David: Arrogant, nuk është për Juven. Del Piero s’do ta bënte kurrë
5 Janar 2026 9:13 Alfred Lleshi Në emisionin “Pressing”, Alessio Tacchinardi kritikoi ashpër penalltinë e gjuajtur nga Jonathan David në Juve-Lecce, të pritur nga Falcone: “Kam luajtur me Del Pieron, ai nuk ka goditur kurrë një penallti të tillë. Mund të gabosh, por jo në këtë mënyrë. David nuk është në nivel për të luajtur te Juventusi. Përveçse nuk është i nivelit, u tregua edhe arrogant. Pas vetëm një goli në kampionat, me Juven që zhvilloi ndeshjen më të bukur të sezonit, nuk mund t’ia lejosh vetes një goditje të tillë nga pika e bardhë”. Ndërkohë, Carlo Pellegatti hodhi një skenar të bujshëm merkatoje: Theo Hernandez dëshiron të rikthehet në Itali dhe destinacioni i zgjedhur është Juventusi. Sipas tij, ka kontakte mes rrethit të ish-lojtarit...
Burimi:
telesport.al