Sylvinho: S’qaj mungesat, besoj tek ekipi! Trajneri rikthen Muçin e Mehmetin
Pasi publikoi listën me 26 lojtarë me të cilën do të përballojë fillimisht gjysmëfinalen e Play Off për kupën e botës kundër Polonisë, e më tej hipotetikisht edhe finalen e mundshme, trajneri Silvinjo u ndal të shpjegonte zgjedhjet e tij duke deklaruar se nuk mund të qajë mungesat e Manajt, Dakut apo Berishës, por duhet të shohë me optimizëm zgjidhjet që ka. “Si trajner nuk dua të qaj, duhet të përshtatemi me situatën. Kemi disa lojtarë që vijnë si Pilo dhe Pllana dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta….Sa i përket Brojës si sulmues qendre, nuk e di ende, ai ka një muaj e gjysmë që është jashtë fushe. Do ti vlerësojmë lojtarët se në çfarë gjendje janë. Duhet të përshtatemi me situatën...
Burimi:
vizionplus.tv