“Sylvinho mëkatar, gaboi me Muçin”, analiza e Çutrës: Rastet e shpërdoruara na kushtuan shumë! Sylvinho? Tani s’ka vlerë asgjë

“Sylvinho mëkatar, gaboi me Muçin”, analiza e Çutrës: Rastet e shpërdoruara na kushtuan shumë! Sylvinho? Tani s’ka vlerë asgjë

Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë, duke i dhënë fund rrugëtimit drejt Botërorit në fazën gjysmëfinale të Play Off. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë nuk realizuan dot ëndrrën dhe tashmë zhgënjimi është i madh në vendin tonë. Gazetari Igli Çutra bëri analizën e tij, i ftuar në “News 24 fundjavë”, ku në bisedën me Megi Latifin foli për shkaqet e dështimit, duke u ndalur te detajet dhe te gabimet e trajnerit Sylvinho. “Nuk kishim përballë skuadrën më të mirë të mundshme. Na shkaktoi një humbje që nuk e di çfarë të them. Ku u gabua? Nuk e di ku do fshihet ai. Miqësorja me Ukrainën nuk ka më vlerë. E kërkuan me ngulm Muçin dhe Mehmetin dhe e shikuam çfarë ndodhi. Nuk e kuptova zëvendësimin...