Sylvinho i lë porositë kombëtares kuqezi: Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë

Sylvinho i lë porositë kombëtares kuqezi: Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë

Në prani të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, është zhvilluar sot “stafeta” e trajnerëve të kombëtares sonë kuqezi. Braziliani Sylvinho largohet nga ky pozicion, të cilin e ka marrë italiani Ronaldo Maran. I pari ka nënvizuar në fjalën e tij para gazetarëve: “Faleminderit president! Edhe për mua janë dy minuta me emocione. Nga pjesa jonë kemi vetëm falënderime, tashmë kemi vendosur së bashku që të mbyllet ky cikël. Një cikël prej 3 vitesh e gjysmë në të cilin kemi punuar shumë mirë për ta përfaqësuar këtë kombëtare, një komb. Një komb që më ka mirëpritur shumë mirë dhe e falënderoj pa masë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën, dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj presidentin për besimin, për punën, sigurisht mbi 100 njerëz që punojnë...