Surpriza/ Interi nis bisedimet me trajnerin Kivu për zgjatje të kontratës
Trajneri Kristian Kivu të martën në mëngjes është takuar me drejtuesit e Interit. Arsyeja e takimit ishte për të diskutuar planet për të ardhmen dhe mundësinë e zgjatjes të kontratës. “Sky Sport Italia” ka raportuar se në mbledhje është diskutuar që t’i vazhdohet Kivus kontrata edhe për dy vjet të tjera. Kontrata aktuale e Kivus skadon në qershor të vitit 2027. Rumuni Kivu me kontratën e re pritet ta drejtojë Interin deri në vitin 2029. Pritet të ketë edhe rritje të dukshme të pagës. Në takim morën pjesë presidenti Bepe Marota, si dhe drejtorët Piero Ausilio dhe Dario Baçin. Kivu në edicionin e parë si trajner i Interit e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë. 45-vjeçari e ka drejtuar Interin në 57 ndeshje...
Burimi:
sot.com.al